Duke folur për mundësinë e rikthimit të serialit, “Friends”, Jennifer Aniston tha se shanset janë të vogla, sepse shokët nuk janë të interesuar për t’u ribashkuar.

Duke qenë mysafire e James Cordenit, aktorja shpjegoi se Matt Leblanc, David Swimer dhe Matthew Perry janë të pavendosur rreth përsëritjes së roleve të Joey, Rosa dhe Chandler.

“Vajzat gjithmonë kanë thënë se do të punojnë përsëri, ndërsa djemtë, për ndonjë arsye apo tjetër, ishin më pak të ngazëllyer për këtë”, tha aktorja. “Nuk e di pse,” shtoi ajo.

Aniston vuri në dukje se ajo dhe kolegët e saj nga seria Lisa Kudrow dhe Kortney Coke vendosën të bëjnë një xhirim të quajtur “Golden Grils”.

Met Leblank, i cili luan rolin e Joeyt, shpjegoi më herët këtë vit pse nuk donte kthimin në serialin e kultit.

“Unë e kuptoj se njerëzit duan të na shohim bashkimin, por seria ndjek një periudhë të caktuar në jetën e personazheve, kur ata janë midis 20 dhe 30 vjet”, tha ai.

“Friends” u transmetua për 10 sezone rresht, të cilat u shfaqen në periudhën 1994 – 2004 dhe është mjaf popullor edhe gjatë ditëve të sotme. Kështu, Netflix kohët e fundit ka paguar 100 milionë dollarë për të ritransmetuar serinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here