Jenifer Lopez është e papërballueshme për meshkujt në videon për këngën “Papi”.

Këngëtarja 42-vjeçare shkakton kaos në videon 5-minutëshe, sepse çdo mashkull që e shikon dashurohet në të transmeton femina.

Në fillim të videos, J Lo kafshon një kafshatë nga torta e dashurisë që i dashuri i saj të kthehet sa më shpejtë nga ushtria. Por, mëngjesin e nesërm ajo do ta magjepsë çdo mashkull që do ta shikojë dhe pak nga pak do të formohet një “armatë” e meshkujve të cilët në mënyrë agresive do të mundohen të arrijnë te ajo.

Kjo video është nga regjisori Paul Hunter, i cili kishte bashkëpunuar me J Lo-n edhe për videot tjera muzikore si: “If You Had My Love“, „Feelin’ So Good“ dhe „Love Don’t Cost a Thing“.

Kënga me titull “Papi” është singëll-i i tretë nga albumi i Jenifer – “Love?”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here