Këngëtarja, Jennifer Lopez, kohëve të fundit ka bërë të ditur se shumë shpejt mund ti futet politikës por, sigurisht që ajo ka ende shumë për të mësuar. Lopez, u pa duke marrë pjesë në ndejën, fondi i fitores Obama, organizuar nga partia Demokartike, e veshur me një fustan të kuq, ngjyrë kjo tradicionale e partisë Republikane.

Këngëtarja ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Casper Smart, dhe pavarësisht ngatërrimit të ngjyrës se fustanit me eventin, ajo dukej tejet seksi.

Jennifer, së fundmi ishte futur në listën “Forbs” si njëra nga femrat më të fuqishme dhe menjëherë kanë filluar të qarkullojnë spekulime që së shpejti mund ta shohim në fushën e politikës.

“Mund të më paramendoni mua në politikë? Do ta shohim me kohë. Ju e dini se si janë gratë, fillojnë pak e nga pak”, ka thënë këngëtarja duke dhënë edhe më shumë mundësi që një ditë ta shohim si politikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here