Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, kanë treguar se janë një çift perfekt derisa kanë shëtitur nëpër New York gjatë fundjavës.

Të veshur ngjashëm dhe me buzëqeshje të njëjta, ata nuk kanë provuar t’u ikin fare fotografëve, duke dashur kështu të tregojnë, siç shkruajnë magazinat, se janë të lumtur me njëri tjetrin dhe janë perfekt për njëri tjetrin.

Para se të shëtisnin ditën e së dielës nëpër New York, ata janë parë duke darkuar në një restaurant luksoz.

E jo vetëm kaq. Çifti në atë restaurant, kanë qenë në qendër të vëmendjes, për shkak se nuk kanë mundur të durohen pa puthur njëri tjetrin vazhdimisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here