Edhe pse janë parë bashkë në xhirimet e Vitit të Ri në televizionin Alsat të Maqedonisë, ku Jellmazi është edhe redaktor i programit artistik, dyshimet në opinion kanë lindur menjëherë që ata mund të jenë më shumë se miq.

Mirëpo Jellmazi i cili njëherësh është edhe koreograf dhe menaxher i Tunës, kategorikisht këtë e mohon duke thënë se në mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.

“Secilën femër që e ke afër, apo vallëzon me të, menjëherë do të thonë se ka diçka mes tyre. I njëjti rast ka ndodhur edhe me Adelina Tahirin të cilën e kam shoqe të kamotshme dhe në xhirimet e programeve të Vitit të Ri kemi qëndruar bashkë dhe kemi lozur sikur miq. Por ja që perceptimet e njerëzve janë të ndryshme dhe menjëherë ka lindur dyshimi. Por ju them realitetin se as në të ardhmen me Adelinën nuk mund të kem një lidhje, sepse kemi miqësi të afërt dhe nuk mund të ndodhë të dashurohem në të, sepse po të kishte energji të tillë kjo do të ndodhte që herët, kur jemi njohur, jo tani kur jemi kaq miq të afërt”, ka thënë ai për “Zërin”.

Jellmazi pohon se shumë shpesh mund të bëhen spekulime të pabaza, andaj edhe kjo është njëra nga spekulimet e tilla. Ai në fund shtoi se tani për tani nuk ka në krahë asnjë vajzë dhe në të ardhmen shpreson ta gjejë dashurinë e tij reale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here