Tashmë si një këngëtare e afirmuar Jehona Sopi ka arritur të pushtojë skenën muzikore dhe zemrën e mijëra adhuruesve.

Ka filluar të këndojë që e vogël, e njëkohësisht është paraqitur edhe në spektakle të ndryshme bukurie. Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft tërheqëse skenike, ajo nuk është vetëm e pëlqyer dhe adhuruar në Kosovë por edhe në Shqipëri, Maqedoni etj.

Përvecse është një këngëtare ajo në radhë të parë është dhe një vajzë me ndjenja dhe emocione. ajo është shprehur se dëshiron që të jetë gjithmon në shoqërinë e njerëzve të saj të dashur, që urren vetminë dhe që nuk donte të rrinte kurrë vetëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here