Pas 5 vjetësh dashurie, dasmë private dhe muaji mjalti në Las Vegas. Historia e tyre e dashurisë më në fund është kurorëzuar me martesë. Këngëtarja Jehona Sopi dhe i dashuri i saj, Lavdim Koshutova, drejtor i një prej bankave kosovare, i kanë dhënë fund beqarisë, të mërkurën, në një dasmë tejet private dhe larg vëmendjes së çdo kujt.

Ashtu siç edhe ishte komentuar prej tyre, ata janë martuar të vetëm në Hawai, në një dasmë krejt ndryshe nga ato tradicionalet. Të dy vetëm kanë celebruar marrëdhënien e tyre, ndërsa menjëherë pas kësaj ngjarjeje të lumtur, Lavdimi u ka treguar miqve dhe të afërmve të tij i lumtur se “sapo jemi martuar”, raporton Indeksonline.

Në muajin shkurt, në një intervistë për gazetën “Mapo” të Tiranës, Jehona kishte treguar se do ta hedhë hapin e madh të martesës këtë shtator.

Ashtu siç ka pohuar, ka ndodhur.

Pas martesës në Hawai, ata dy kanë vazhduar në Las Vegas të Kalifornisë, ku do të kalojnë muajin e mjaltit.

Sa i përket ceremonisë në Prishtinë, çifti ka bërë të ditur se sapo të kthehet nga pushimet, do të organizojë një festë të ngushtë me miqtë e tyre më të afërt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here