Jehona Sopi
(autor: Besnik Hasanaj)

Jehona Sopi ka treguar se ka të dashur. “Po, kam të dashur, tani janë bërë dy vjet që jemi bashkë, shpresoj që të zgjasë përjetësisht”, ka deklaruar Jehona duke iu përgjigjur pyetjes nëse për momentin ka pranë dikë të dashur.

Jehona nuk ka dashur të shpalosë asgjë më tepër. “E tëra rreth jetës sime private është ajo që kam thënë”, ka thënë Jehona.

Jehona Sopi në një të ardhme të afërt pritet që të realizojë një këngë dhe videoklip të ri. Së fundi, këngëtarja Sopi me këngën “Bashkë a do të plakemi” ishte pjesëmarrëse në festivalin “Top Fest”, ku fitoi çmimin “Best female”.

Këngëtarja Jehona Sopi njihet për hite të shumta, si: “Kriza”, “I fundit fat”, “Thuaje”, “Fustani i bardh”, “Përvjetori”, “Borxh më ke”, “Marramendja” dhe të tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here