Ishte parë në një nga xhirimet e pakta të Vitit të Ri, ku ajo mori pjesë, se ishte pak më e rrumbullakët, siç e tregon dhe kjo fotografi.

Po flasim për këngëtaren që është bërë tashmë zonjë dhe u martua në atë dasmën që u quajt ‘përrallore’ në Amerikë, Jehona Sopi. Po ku është Jehona, pse nuk ka ndonjë këngë të re?

Mësuam se këngëtarja ka hyrë në listën e atyre artistëve që këtë vit do të bëhen nëna, megjithëse gjinia e foshnjës nuk dihet, nëse do të jetë djalë apo vajzë.

Jehona ishte martuar gjatë verës së 2011-ës, me Lavdim Koshutovën, dhe tashmë si duket është koha të sjellin në jetë një fëmijë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here