Ka qenë e pranishme, pasi është kthyer nga Nju-Jorku këngëtarja Jehona Sopi, në “Sheshin 21” për tri arsye.

E para, pasi atë natë e festonte ditëlindjen miku i saj, prezantuesi Labi, së dyti vetëm një ditë më pas ishte ditëlindja e saj, dhe së treti më e rëndësishme për t’u treguar të pranishmëve se është martuar.

Madje, këngëtarja e bëri këtë duke marrë mikrofonin dhe duke thënë se është martuar me njeriun më të mirë në botë. E kishte fjalën për Lavdim Koshutovën.

Ndërsa nuk ka nguruar t’ia shprehë edhe dashurinë që ka për të para shumë artistëve dhe kolegëve dhe të ftuar në këtë ndejë. Ne i urojmë Jehonës jetë të gjatë dhe martesë të lumtur. M. GJ.

1 Koment

  1. namin e paske ba edhe qe e ke shpreh publikisht dashurin edhe qe je martu, gjithkush po martohet ma qka eshte interesant, e na tjert qe nuk pe shprehim dashurin neper intervista e televizone qka po hjekim keq ju e bat namin kengtart e artistat se ka me ju shku ma mar keshe e mamir pash zotin

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here