Jehona Sopi do ta zëvendësojë Gentën në jurinë e “Gjeniut të vogëlTë shtunën në mbrëmje, do të nisë edicionin e shtatë spektakli i talenteve “Gjeniu i vogël.”

Për të disatën vit me radhë në ekranin e Tv Klan, grupi organizator premton se do të ketë shumë talente që do të befasojnë publikun, si dhe shumë risi e surpriza.

Siç shkruan Opinion.al, anëtarët e jurisë, edhe këtë vit do të jenë sërish katër artistë.

Këtë vit vogëlushët do të gjykohen nga drejtori artistik i Gjeniut, Adi Hila, mezzo-sopranoja Vikena Kamenica, kantautori Pirro Çako dhe në vend të këngëtares, Genta Ismajli do të kemi një tjetër këngëtare të talentuar nga Kosova, Jehona Sopi.

Edhe pse prej një kohe të gjatë Jehona nuk është shumë aktive në muzikë dhe shumë më tepër edhe nga rrjetet sociale, ajo për herë të parë do të provojë veten në këtë sfidë talentesh të vegjël duke i gjykuar ata për herë të parë.

Edhe këtë vit, për të dytin vit me radhë, prezantimi i është besuar aktores bukuroshe, Klea Huta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here