Pasi ka mbaruar studimet për psikologji në një universitet privat në Prishtinë, këngëtarja e njohur Jehona Sopi ka vendosur që së bashku me dy mikeshat e saj, të cilat po ashtu kanë mbaruar studimet në të njëjtën degë, të hapin një qendër këshilluese në këtë qytet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila javës që kaloi ka qenë e ftuar në një program televiziv për të treguar të rejat, të cilat është duke i përgatitur tani, pas një pauze për shkak të martesës, ceremoni që e realizoi jashtë Kosovës, larg miqve dhe mediave, por bashkë me njeriun që ia kishte vjedhur zemrën prej disa vitesh dhe pas një bashkëjetese disavjeçare me të, transmeton Zhurnal.

Jehona si duket ka vendosur që të punojë në profesionin për të cilin ka studiuar, duke lënë pak mënjanë muzikën dhe punën në bankë. Gjatë gjithë emisionit, këngëtarja e njohur u bënte thirrje njerëzve të cilët kanë nevojë për këshilla në sferën e psikologjisë, që të mund të drejtohen lirisht në qendrën të cilën do e udhëheqë Jehona.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se së shpejti do të lançojë dhe një këngë të re që do e promovojë gjatë festave të fund vitit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here