Koncerti i AC/DC i caktuar të mbahet në Australi në maj të këtij viti, po përjeton një pengesë tjetër- autoritetet vendase kanë paralajmëruar se fansat e grupit mund të rrezikohen nga bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat gjenden në lokacionin ku do të mbahet koncerti.

Rokerët e kanë caktuar datën 22 maj për të mbajtur koncertin e tyre në Wels Airport, derisa më herët ata u përballën me protesta të aktivistëve për të drejtat e kafshëve, të cilët thonë se koncerti i tyre do t’i shqetësojë kolonitë e zogjve të rrallë që gjenden në vendin ku pritet të mbahet koncerti.

Nga ana tjetër, autoritet lokale kanë thënë të mërkurën se aeroporti ka qenë shënjestër e sulmeve me bomba gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu që autoritet thonë se ekziston rrezik i madh për fansat e shumtë që do të marrin pjesë në koncert.

Sidoqoftë, ata kanë vendosur të dërgojnë grupe të deminimit, të cilët do të shqyrtojnë nëse është e vërtetë kjo që thuhet, dhe pastaj do të merret vendimi përfundimtar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here