Reperi me famë botërore, Jay-Z, ka komplimentuar Rita Orën për hapat e parë të karrierës së saj, duke thënë se entuziazmi i saj dhe talenti do ta bëjnë atë një prej këngëtareve më të mira të së ardhmes.

Jay-Z ka folur për Ritën në kuadër të fushatës VEVO Lift UK, duke e quajtur Ritën yll. Këngëtarja shqiptare është e kontraktuar me ‘labelin’ ku Jay-Z është boss, Roc Nation.

“Për herë të parë e kam parë në Neë York. Ajo ishte aq e mirë, shfaqi entuziazëm të pa parë. Në një moment ajo kërcen nga skena, ndez publikun dhe kjo e bën atë fantastike”, ka theksuar Jay-Z.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here