Ka qënë profesori Michael Eric Dyson që ka propozuar se për studentët e fakultetit të tij “Georgetown University” do të ishte mjaft e dobishme sikur ylli i hip-hop-it t’u jepte leksione për një semestër, “Leksionet sociologjike të Hip-Hop-istit Jay-Z”.

Megjithëse një lëndë me emër të çuditshëm, por që sipas Dyson do t’i shtronte shumë studentët e kësaj zone për të ndjekur këshillat e yllit të muzikës. Leksionet e Jay-Z do të përmbajnë gjithçka rreth tematikave si racore, seksualiteti, kapitalizmi dhe ekonomia.

“Vetëm interesi që kanë ndaj Jay-Z do të bëj që të frekuentojnë klasën më shumë dhe të marrin një edukim që është i vlefshëm për të gjithë. Të gjithë do të shkojnë të dëgjojnë Jay-Z, pavarësisht se aty do flitet shumë pak për të!” ka thënë Dyson i cili është edhe mik me reperin e famshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here