Jay Z padit Rita Orën, i kërkon 2.3 milion dollarëKompania “Roc Nation” në pronësi të reperit amerikan ka paditur këngëtaren e njohur me prejardhje kosovare.

Sipas “TMZ”, “Roc Nation” akuzon Rita Orën për mos përmbushje të detyrimeve. Në padi thuhet se, Rita Ora kishte nënshkruar marrëveshjen në vitin 2008 dhe për të janë investuar miliona. Jay Z akuzon Ritën se në bazë të kontratës, këngëtarja duhet të publikonte pesë albume, por, sipas shtëpisë diskografike, ajo ka lançuar vetëm një.

Këngëtarja 25-vjeçare, më herët, në muajin dhjetor paditi ish-kompaninë e saj të menaxhimit me pretendimin se ishte lënë pas dore dhe se kishte realizuar këngët për albumin e dytë, por ‘labeli’ nuk e kishte përkrahur t’i publikonte.
Në akuzë, “Roc Nation” thotë se ka shpenzuar gati 2.3 milionë dollarë për reklamimin e albumit të saj të dytë dhe tani, kompania e Jay Z, kërkon që t’i kthehen paratë mbrapsht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here