Producenti dhe reperi i famshëm pohon se atësia e ka ndryshuar. Ai u betua se në këngët i tij më nuk do t’i quajë vajzat lavire sikur që i ka quajtur deri më tani, për shkak se nuk dëshiron të shajë vajzën e tij.

Gruaja e tij, diva Beyonce, në fillim të muajit ka lindur vajzën Ivy Blue Carter, ndërsa Jay-Z thotë se atësia e ka ndryshuar atë.

Ai iu betua se më në këngët e tij vajzat nuk do t’i thërrasë më lavire, ashtu siç ka vepruar deri më tani pasi që për shkak të vajzës nuk dëshiron të jetë “vulgar”.

Me këngën “Glory”, e cila u publikua dy ditë pasi Beyonce (30) lindi vajzën e tyre të parë, reperi ka mishëruar një lumturi në momentin që ka lindur Ivy Blue Carter . Në fillim të këngës ai flet për shtatzëninë e mëparshme të Beyonce, e cila kishte përfunduar me abort.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here