Reperi Jay-Z raportohet se është duke punuar në një rikthim në skenë të bashkëshortes së tij Beyonce pas lindjes së vajzës së tyre, Blue Ivy.

Sipas shtojcës së New York Post, Page Six, Jay i është drejtuar Live Nation për një marrëveshje në vlerën e 150 milionë dollarëve për një turne botëror të Beyonce, menjëherë pas lindjes së saj në janar.

“Vetëm disa javë pas lindjes së Blue Ivy, Jay është takuar me Live Nation për të diskutuar turneun e Beyoncé. Ai dëshironte një marrëveshje në vlerën e 150 milionë dollarëve, por ata kishin ardhur me një ofertë më të ulët”, ka thënë burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here