Zërat se Rihanna dhe ish i dashuri Chris Brown, i cili është akuzuar për dhunë fizike ndaj këngëtares, janë kthyer sërish bashkë kanë indinjuar shumë persona në botën e spektaklit.

Në fillim ishin kritikat nga gratë e keqtrajtuara, ndërsa tani është radha e kritikave nga Jay-Z, miku dhe mentori i saj.

“Nuk e kuptoj se si Chris e ka goditur atë dhe nuk dua më të kem të bëj me një burrë të tillë. Por më i nxehur jam me Rihanna-n. Nuk e di se çfarë po mendon, ajo nuk duhet të harrojë se çfarë i ndodhi”, theksoi bashkëshorti i Beyonce për ‘Radar Online’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here