Jay-Z ka qenë kohëve të fundit në gjah për një dhuratë të veçantë për bashkëshorten e tij Beyonce, në përvjetorin e martesës së tyre.

Çifti festoi kohë më parë lindjen e vajzës Blue Ivy Carter, teksa besohet se për katërvjetorin e martesës me pop yllin, Jay-Z ka menduar t’ia dhurojë më të dashurës së tij një diamant të kaltër.

Reperi është parë duke u larguar nga argjendaria “Jacob & Co.” në New York City dhe një burim i ka thënë Daily Mail se Jay ka kërkuar një diamant të kaltër.

“E di se ai ka kërkuar diamantë me ngjyra, saktësisht një diamant të radhë të kaltër Lumina”, ka theksuar burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here