Reperi Jay Z dhe bashkëshortja e tij Beyonce, thuhet se nuk janë të kënaqur me komentet e Kim Kardashian lidhur me Rita Orën.

Ora, 21 vjeçare, është anëtare e shtëpisë incizuese të Jay Z, Roc Nation dhe besohet se është në lidhje dashurie me vëllaun e vogël të familjes Kardashian, Rob.

Arsye e pakënaqësisë së çiftit Jay Z dhe Beyonce është një “cicërimë” e Kimit në Twitter, ku thoshte se vëllau i saj ka nevojë për një vajzë të mirë në jetën e tij, shkruan “The Sun”.

Një burim i afërt me këngëtarët, i ka thënë kësaj gazete: ” Nuk mund të thuhet se Jay-Z dhe Beyonce janë të kënaqur me atë që ka shkruar ajo rreth vëllaut të saj, Rob, gjoja se ai ka nevojë për një femër të mirë, duke qenë se ai është duke u takuar me anetarën e Roc Nation, Rita Ora.”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here