Që e ka gruan shumë “hot” e di edhe vet. Por, Jay Z, gjatë një koncerti të shtunën, në New York, nuk ka mundur të përmbahet nga fiziku perfekt i gruas së tij, Beyonce.

E veshur e tëra me lëkurë, trupi i Beyonces u bë i parezistueshëm për një moment, dhe e bëri Jay të thoshte” oh dreqin, më duket se këtu duhet të këndoj”.

“Crazy in love”, ishte njëri nga hitet të cilin cifti më i famshëm në botën e muzikës, kënduan së bashku gjatë koncertit.Ata gjithsesi që janë të çmendur pas njëri tjetrit dhe këtë e shfaqin vazhdimisht.

Të përkushtuar maksimalisht në martesën e lumtur që kanë, prindërit e vajzës së vogël, Blue Ivy, i shohim së bashku në çdo event muzikor që kanë njëri apo tjetri anë e mbanë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here