Për të gjashtën herë me radhë në Prishtinë do të mbahet “Java e filmit gjerman”.  Në kuadër të kësaj jave që do të zgjas deri më 12 nëntor, në kinemanë e kryeqytetit do të shfaqen nëntë filma të ndryshëm gjermanë.

Me ketë rast,  ambasadori gjerman në Prishtinë ka thëne se të gjithë këta filma që do të prezantohen, janë filma që gjatë 10-të vjetëve të fundit kane fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në përzgjedhjen e filmave të këtij viti do të vëreni që do të ketë filma të shpërblyer me çmime të ndryshme, të cilët i takojnë këtij 10- vjeçari. Po ashtu përmbledhja e këtyre filmave pasqyron një kapitull të ri.

Edhe komeditë janë pjesë e këtyre filmave, të cilat do të sjellin pjesën gazmore në këtë program”, tha ambasadori Steinbach. Java e filmit gjerman deri tash është mbajtur vetëm në Prishtine, ndërkaq ketë vit më datën 13 dhe 14 nëntor disa nga këta filma do të shfaqen edhe në Mitrovicë./koha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here