Festivali muzikor “Kënga Magjike” 2011 vazhdon me prezantimin e këngëve konkurruese të këtij edicioni.

Në javën e dytë paraqiten emra të ndryshëm të estradës muzikore shqiptare. Një veterane e muzikës shqiptare, një këngëtare shtatzënë e cila i rikthehet këtij festivali pasi ka fituar çmimin e parë, një rok bend.

Më poshtë mund të lexoni një prezantim të këngëve konkurruese të javës së dytë:

Barbana – E pamundur

Këngëtaren Barbana e kemi parë edhe në vitin 2009 në skenën e festivalit “Kënga Magjike”, ku ajo u paraqit me këngën ‘Se jam vajzë’. Këtë vit këngëtarja nga Shqipëria konkurron me një baladë që mban titullin ‘E pamundur’. Kënga ka një vijë melodike të bukur ku mbizotrojn tingujt e kitarës.

Herci – Natë moj natë

Këngëtarja Herciana Matmuja debuton në festivalin “Kënga Magjike” 2011 si Herci.
Ajo është shfaqur disa herë në festivalin e këngës në RTSH. Jo shumë e njohur për publikun por Herci ka një zë jashtëzakonisht të bukur. E veshur në të zezë, Herci performon këngën e saj të veçantë që mban titullin ‘Natë moj natë’.

Bon Bon Bend – Do të vish

Bon Bon Bend është një rok bend mjaft i popullarizuar në Shqipëri të cilët sjellin këngë të stilit rok. Ky bend përbëhet nga tre muzikantë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tyre konkurruese në festivalin “Kënga Magjike” 2011 quhet ‘Do të vish’ të cilën këngëtarët e interpretojnë mjeshtërisht në skenë.

Malda Susuri – Jam e huaj

Pas konkurrimit në Top Fest dhe paraqitjes në festivalin e këngës në RTSH, këngëtarja nga Prishtina, Malda Susuri ka vendosur që të marr pjesë edhe në festivalin “Kënga Magjike”. Më këngën të titulluar ‘Jam e huaj’, këngëtarja me look-un e saj të veçantë, Malda Susuri debuton në edicionin e 13-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Miranda & Visari – Itinerar

Miranda Hashani, këngëtarja veterane e estradës së muzikës shqiptare paraqitet në festivalin “Kënga Magjike” 2011 në duet me këngëtarin Visar Rexhepi. Dy zërat e shkëlqyeshëm konkurrojnë më këngën e tyre të quajtur ‘Itinerar’. Sikurse një pjesë madhe e këngëtareve të këtij edicioni të “Këngës Magjike” edhe dueti Miranda & Visari i këndojnë një ndarje të zemrave.

Jonida Maliqi – Thesar pa emër

Këngëtarja që rrëmbeu çmimin e parë të këtij festivali në vitin 2008, rikthehet në festivalin “Kënga Magjike”. Këtë vit, Jonida nuk ngjitet vetëm në skenë. Ajo vjen me ‘Thesarin pa emër’ që mban brenda saj. Këngëtarja Jonida Maliqi e cila me pa durim po e pret fëmijën e saj të parë, konkurron përsëri më një këngë të mrekullueshme në këtë edicion. /G.Sahiti/Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here