Këngëtari Jason Derulo është rrëzuar në Miami keq dhe është detyruar të anulojë turneun e planifikuar botëror, kurse vetëm pak mugonte që ai të mbetej i paralizuar për tërë jetën.

Si raporton Reuters, ai gjatë stërvitjeve për turneun që e priste ta fillojë më 23 shkurt në Glasgow, për nder të albumit Future History, gjatë një lëvizje akrobatike ra keq me kokë dhe mori thyerje akute të qafës.

Në spital i thanë se shumë pak a munguar që ai të mbetet i paralizuar për tërë jetën. Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi, por do t’i duhen disa muaj ta bartë një “qafore”.

“Të gjithë fansave të mi, që kanë pasur ndërmend të marrin pjesë në paraqitjet e mia nëpër turneun Future History, ju them se dhimbja që e ndjej për shkak se ju kam zhgënjyer është më e madhe se dëmtimi që e kam pësuar. Ju për mua jini gjëja më e rëndësishme në botë, andaj lutem për shërim të shpejtë në mënyrë që të mund të paraqitme para jush sa më parë”, ka shkruar jason në Twiter, kurse krahas ka vendosur edhe foton e bërë në spital.

“E kam theyr qafën gjatë një lëvizje akrobatike, duke u përgatitur për turne. Gjithnjëë dëshiroj t’i lëvizi kufijtë për ju. A ju pëlqen qaforja ime e re”, pyet fansat e tij këngëtari 22 vjeçar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here