Jason CollinsQendra e Washington Wizards, Jason Collins, është bërë basketbollisti i parë në histori të NBA që pranon publikisht se është homoseksual.

Në një intervistë ekskluzive për Sports Illustrated, 34-vjeçari ka pranuar sekretin e tij të madh që do të jetë një sfidë e vërtetë në të ardhmen për ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Këtë verë atij i skadon edhe kontrata dhe pritet të shihet nëse ndonjë skuadër do të kërkojë shërbimet e tij.

“Nuk kam dashur të bëhem homoseksuali i parë që deklarohet publikisht në njërin nga sportet më të mëdha amerikane, por meqenëse jam (homoseksual), jam i lumtur që po e filloj këtë debat”, ka thënë Collins.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here