January Jones është njëra ndër ato, e cila vështirë përballet me famën. Ajo e pranoi në intervistën për “Allure” se në fillim të karrierës rregullisht e kishte vizituar psikologen, pasi që është ndier keq derisa e ndërtonte karrierën dhe vazhdimisht udhëtonte.

“Kam udhëtuar tepër dhe më është nevojitur dikush i cili do të fliste me mua. Psikologia ime ka folur më shumë se unë, kjo ka qenë shumë argëtuese dhe qesharake”, deklaroi January.

Edhe pse e adhuronte psikologen e saj, më vonë vendosi të ndërpresë seancat pasi që ka qenë e pakuptimtë të jepte 300 dollarë për një bisedë të cilën mund ta bënte edhe me miket. Kohë më parë aktorja e zbuloi se është shtatzënë, ndërsa emrin e babait të fëmijës së saj nuk e bëri të ditur.

Ajo tha se i gëzohet fëmijës dhe do ta rrisë vetë. Përveç që e dha këtë intervistë, ajo e zbukuroi me fotografi ballinë e “Allure-s” dhe kështu e tregoi edhe njëherë bukurinë e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here