Janet: Nuk arrij ta besoj qe Jacko ka vdekurKane kaluar me shume se dy muaj nga vdekja e Michael Jackson por motra e tij, Janet Jackson nuk arrin ende ta besoje qe ai eshte larguar pergjithmone.

Ne nje interviste, e para qe pas tragjedise, Janet rrefen se shpesh here flet sikur Michael te jete ende ne jete. “E kam me te vertete te veshtire te besoj qe ai iku”, shton Janet ne nje interviste per “Harper’s Bazaar”.

Ajo thote se po kalon nje nga periudhat me te keqija te jetes, e izoluar nga bota dhe e vetmuar. “Jo te gjithe jane prej guri. U izolova nga bota per te mos vuajtur.

Madje kam pyetur edhe kushinierin tim: Cfare ka ndryshuar Obama? Sepse nuk kam lexuar asnje gazete prej kohesh”, shton motra e Jacko.

Takimi i saj me Michael daton nje muaj para vdekjes se kengetarit, ne 14 maj. “U defryem shume ate dite, por u degjuam edhe gjate diteve te ardhshme”, kujton Janet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here