Janet Jackson me kancerJanet Jackson, vuan nga kanceri i kordave të zërit, i njohur si karcinoma glotide – bëjnë të ditur mediat .Në dhjetor, këngëtarja anuloi turneun botëror, me të cilin do të shënonte kthimin në skenën muzikore pas shtatë vitesh pauzë.

Dhe tash, Radar Online raporton se ajo duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

“Mjekët kanë gjetur një tumor në kordat vokale të Janet që mund të jetë serioz. Është një gjendje mjekësore ndaj të cilës duhet të merren masa të menjëhershme”, ka thënë një burim.

Motra e të ndjerit Michael Jackson në disa raste në vitin e kaluar i anuloi koncertet me arsyetimin se duhej të pushonte, porse tash është duke iu nënshtruar testeve mjekësore para se t’i nënshtrohet operacionit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here