Janet Jackson konvertohet në IslamKëngëtarja Janet Jackson është bërë myslimane pas martesës me miliarderin nga Katari.

Artistja 49 vjeçare ka ndjekur rrugët e vëllezërve të saj Jermaine dhe Michael Jackson, pasi që ka ndryshuar fe dhe është bërë myslimane.Janet Jackson e ka bërë këtë pasi është martuar me miliarderin musliman nga Katari, Wissam Al Mana në vitin 2012, transmeton lajmi.net.

Janet, sipas burimeve, e a marrë shumë seriozisht fenë myslimane saqë ka vendosur të pakësojë kostumet që zbulojnë trupin dhe vallëzimet provokative gjatë turneut të saj.

“Ajo ka kaluar shumë kohë duke studiuar fenë dhe ndjekësit e saj. Ditët e vallëzimeve provokative dhe teksteve seksi kanë përfunduar që moti”, kanë treguar për gazetën The Sun.

Gazeta gjithashtu raporton se Janet përfundon koncertet e saj të turneut ‘Unbreakable’ me fjalët ‘Insha Allah’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here