Aktori dhe këngëtari Jamie Foxx e ka të qartë: nëse do i duhej të zgjidhte mes muzikës dhe kinemasë do preferonte të parën, edhe pse në vitin 2004 ka fituar një çmim Oscar për rolin e tij në filmin Ray.

“Të bësh muzikë është gjëja më krijuese që mund të ekzistojë ndërsa filmi është një proces bashkëpunimi mes shumë personash. Ndihem më i çliruar kur bëj muzikë sepse jam vetëm unë ai që krijoj”, shpjegoi Foxx gjatë prezantimit të filmit Rio në Spanjë.

Përveç një çmimi Oscar në kinema, Jamie Foxx është vlerësuar edhe me një çmim Grammy në fushën e muzikës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here