Jamie është fitues i një çmim prestigjioz Jamie Oliver është fitues i çmimit prestigjioz që u jepet individëve të jashtëzakonshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, njoftoi sot televizioni Sky. Oliveri udhëheq fushatën për ushqim të shëndetshëm në Britani dhe SHBA.

Atij, në ceremoninë që do të mbahet në shkurt, do t’i takojnë 100 000 dollarë, të cilat do t’i ndihmojnë të përmbush dëshirën e tij për të ndryshuar botën.

Çmimin e jep organizata e quajtur TED, që është akronim i fjalëve angleze teknologji, argëtim, dizajn.

Oliverit çmimi i është dhënë për fushatën për të ndryshuar menynë në kuzhinat shkollore, themelimin e fondit për trajnimin e kuzhinierëve të rinj dhe serinë televizive “Food Revolution USA”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here