Filmbërësi James Cameron po përballet me akuzën e një ish-bashkëpunëtori, i cili thotë se është krijues i “Avatar” dhe se regjisori i famshëm ia ka vjedhur atij idenë.

Eric Ryder dëshiron dëmshpërblim për filmin, i cili përfitoi rreth 1.7 miliardë dollarë nëpër kinema.

Ai pohon se gjatë vitit 1999 derisa punonte për Cameron, ai e kishte shkruar skenarin me titull “KRZ 2068”, dhe i cili është shumë i ngjashëm me “Avatar”. Mirëpo në vitin 2002, projekti kishte dështuar, sepse askush nuk kishte dashur të xhirojë një film të tillë, ndërsa në vitin 2009 u shfaq “Avatar”.

Kjo është një tjetër nga akuzat e shumta ndaj Cameron, mirëpo është e para që vjen nga dikush që ka pasur lidhje me “Lighstrom”, kompaninë produktive të regjisorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here