James Bondi kishte ngrënë dajak prej bashkëshorteveNjë nga agjentët më të famshëm 007, Roger Moore, në jetën e tij private, me sa duket, nuk ishte i ngjashëm si karakteri i agjentit sekret James Bond.

Ai gjatë kohës sa ishte mysafirë në talk show “Life Stories”, foli haptas për martesën me Doorn van Steyn, me të cilin u martua në vitin 1946, kur ai ishte vetëm 19 vjeç.

Siç pohon, patinazhistja profesionale shumë herë e ka sulmuar, grithur dhe ka goditur ku në një rast e ka goditur me ibrik të çajit (gjygym), raporton “The Telegraph”.”Isha duke u rrezitur në kopsht. Hoqa pantallonat dhe papritmas pashë një ibrik që fluturonte drejt meje. Atëherë vendosa se ishte koha për të shkuar”, tha aktori. 
Por, “problemet” e Moore me gratë nuk përfundojnë me kaq. Gruaja e tij e dytë, këngëtarja Dorothy Squirese e ka sulmuar aktorin kur ajo kuptoi për tadhtinë e tij.

“Unë shpesh kam luajtur në kitarë në mënyrë që t’i shmangem fjalosjes. Një ditë unë butësisht isha duke bërë muzikë dhe nuk isha duke i kushtuar vëmendje se çfarë ishte duke thënë ajo. Në një moment tjetër kam ndjerë që më godiste me kitarë në kokë,” kujton Moore. Gjithashtu, këngëtarja e sulmoi atë kur kuptoi që ai e kishte mashtruar me aktoren italiane Luisa Mattioli, me të cilën më vonë edhe u martua.

“Dorothy më hodhi një tullë nëpër dritare, pastaj erdhi dhe më kapi nga këmisha. Policia arriti dhe e paralajmëroi se nga krahu i saj po i rridhte gjak ndërsa ajo u përgjigj se po i rridhte gjak nga zemra”, tha ish-Bondi.

Pas dy martesave me “agresore” dhe asaj me aktoren italiane, Roger Moore më në fund gjeti lumturinë në martesën e tij të katërt, me Christina Tholstrup. Siç vuri në dukje me kënaqësi: “Kjo është një marrëdhënie paqësore në të cilën nuk ka grindje.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here