Edhe pse Daniel Craig së shpejti do të fillojnë të punojnë për pjesën e tretë të filmit legjendar “Jame Bond”, kanë filluar spekulimet në lidhje se kush mund të zëvendësoj aktorin në këtë rol. Sipas mediave njëri nga kandidatët favorit është aktori britanik, Ajdris Elbas.

Elbas është i njohur për rolin e tij në “Informers” ku Elbas ka luajtur rolin e një tregtari.

Nëse Elba merr rolin e tij do të bëhet aktori i parë me ngjyrë, dhe aktori Daniel Craig këto shkrime të mediave i ka komentuar si një ide të mirë duke e krahasuar me rastin e Barack Obamas që u zgjodh president SHBA-së.

“Babai im dhe unë kemi folur për këtë. Unë do ta pranoj ketë rol, por nuk dua që të më quajnë njeriu i parë me ngjyrë në rolin e James Bond. Ju e kuptoni çfarë dua të them? Sean Connery nuk ishte James Bond i parë Skocez dhe Daniel Craig nuk ishte aktori i parë me ngjyrën e syve të kaltër. Pra, nëse unë pranoj të luaj këtë rol, nuk do të doja të thërrasin James Bond i Zi”, tha Elbas në një intervistë për CNN.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here