James Blunt tregon kuptimin e këngës ‘You are beautiful’ James Blunt ka sqaruar se hiti i vitit 2005, ‘You are beautiful’ ka një kuptim krejtësisht tjetër, larg asaj romantikes.

Në një intervistë për Huffington Post, ai ka treguar se kënga ka një kuptim tjetër dhe se njerëzit nuk e kanë kuptuar në të vërtetë tekstin.

“Të gjithë më thonë, ‘Oh je shumë romantik, dua të këndosh këngën Your Are Beautiful në dasmën time.’ Këta njerëz janë të çmendur. Kënga nuk është aspak romantike. Ka të bëjë me një djalë që ka konsumuar lëndë narkotike dhe është në tren duke ngacmuar të dashurën e dikujt tjetër dhe duhet të mbyllet në burg nën akuzën e një perverse”, tha 43-vjeçari.

Kujtojmë se gjatë vitit 1999, këngëtari ka qenë pjesëtar i trupave paqeruajtëse britanik në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ai kishte realizuar edhe një dokumentari të titulluar “James Blunt: Return to Kosovo – From Soldier to Singer” (James Blunt: Kthimi në Kosovë – nga ushtari në këngëtar).

Në videoklipin e këngës “No bavery” ai ka shpalosur përvojën e tij gjatë periudhës sa kishte shërbyer në Kosovë si ushtar i pasluftës. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here