Blunt ka hequr dorë nga karriera e ti muzikore, duke thënë se dëshiron të ketë më shumë kohë për vete.Blunt, 38 vjeçar ka shitur rreth 11 milion kopje të albumit të tij të parë, “Back to Bedlam” në vitin 2004 dhe singli i tij, “You’re Beautiful” është dëgjuar në gjithë botën.

Sidoqoftë duket se ish ushtari i Nato-s, i cili ka shërbyer edhe në Kosovë, nuk e ka ndërmend të investojë më në industrinë e muzikës. Gjatë një interviste, Blunt tha:

“Thjesht dua të merrem më shumë me veten. Nuk kam plane të bëj muzikë më. Jam argëtuar shumë nga koha kur kam përfunduar turneun botërorë dhe kam kaluar shumë kohë në Ibiza ku kam edhe një kampshtëpizë”.
Albumi i fundit i James Blunt, “Some Kind Of Trouble” është lansuar në vitin 2010.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here