Jam treguar e sinqertë me Hana BandNjëra prej këngëtareve, e cila gjithmonë është vlerësuar për zërin e saj,  në një intervistë për Rozë tregon arsyen pse nuk ka realizuar album deri më tani dhe ka praktikuar hedhjen në treg të “single”-ve.

Këngëtarja po ashtu flet për Rozë edhe për fejesën e saj, pastaj ëndrrën e saj për të qenë këngëtare.

Jeni fejuar. Ka qenë paksa risi për publikun, por përpos kësaj ka diçka tjetër të re te Kaltrina Selimi?Në realitet nuk ka ndryshuar asgjë në jetën time, përveç ndjenjës shumë të veçantë kur njerëzit të urojnë. Kuptohet që lidhja jonë me kurorëzimin e fejesës është forcuar edhe më shumë.

Kur dhe si jeni takuar për herë të parë me Dritonin?

Jemi takuar para 4 viteve, përderisa po i kaloja pushimet e verës në Ulqin dhe përmes shoqërisë u njoha me Dritonin.

Njiheni si një këngëtare që realizoni vetëm “single” dhe nuk punoni shumë në albume. Po ashtu realizoni edhe video-spote. Pse?

Është e vërtetë! Mënyra ime e punës deri më tani ka qenë kështu. Kam punuar vetëm me single, por shumë shpejt të gjitha këngët e mia do t’i hedh në një CD e kjo besoj të ndodhë shpejt. Sepse dihet që shitja e CD-ve është në krize në vendin tonë dhe kjo është mënyra e punës që kam zgjedhë unë.

A ka qenë ëndrra e juaj të jeni këngëtare që nga fëmijëria?

Gjithmonë e kam ëndërruar vetën të jem në skenë dhe mund ta merrni me mend se si jam ndier kur ëndrra më është plotësuar. Më të dalë në skenë kam ndier po ashtu që edhe jeta më është plotësuar.

Si ka qenë hera e parë para publikut kosovar?

Të dalësh para publikut është përgjegjësi shumë e madhe dhe gjithë atë dëshirë, gjithë atë besim në vete që e kam pas dikur, kur jam ngjitur për herë të parë në skenë s’kam pas as edhe një pikë besimi në vete. Përveç kënaqësisë që e kam ndjerë, nuk diskutohet që kam pas edhe shumë frikë.

Çfarë bëni në kohën e lirë?

Kohën e lirë mundohem ta kaloj më shumë në shtëpi me familjarët, por gjithashtu një kohë e ndaj për shoqërinë time duke dalë për ndonjë kafe.

Jeni edhe studente në Fakultetin e Arteve, Dega e Muzikës. Keni diplomuar apo ende vazhdoni studimet?

Jam absolvente dhe ligjëratat tashmë i kam përfunduar. Për mua tani është çdo gjë më lehtë sesa kur isha në ligjërata, pasi që shpesh më ka ndodhur që t’i anuloja koncertet dhe aktivitet e tjera për fakultetin.

Jam treguar e sinqertë me Hana Band.

Selimi po ashtu ka treguar se ajo është treguar gjithmonë e sinqertë edhe në ndarjen e grupi “Hana Band”, me të cilin grup ajo kishte realizuar disa këngë që kishin pasur sukses në skenën e estradës kosovare.“Gjithmonë kam qenë shumë e sinqertë dhe e saktë në arsyen që kam dhënë rreth ndarjes se grupit”, ka thënë ajo. Në fakt, për Hana Band kishte pasur versione të ndryshme për ndarjen e grupit, por pas largimit të Kaltërinës kishin ndërruar tri soliste dhe asnjëra prej tyre nuk kishte arritur që grupi të kishte sukses sikurse me Selimin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here