Stupcat duket se kanë fansa edhe në mesin e politikanëve, madje aktorët janë të pëlqyer edhe nga presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi.

Krasniqi “kënaqet” me humorin e Stupcave, edhe pse vajzat e tij fillimisht kanë qenë “xheloze” për imitimet që i kanë bërë ata.

“Më të vërtetë kënaqem me ta, me humorin të cilin ata e bëjnë mua ma ngritin vlerën. Vajzat e mia në fillim kanë qenë shumë xheloze për shkak të imitimeve që ata më kanë bërë, mirëpo edhe ato janë mësuar tashmë, dhe nuk e kanë problem”, transmeton Telegrafi të këtë thënë Krasniqi gjatë një takimi joformal me gazetarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here