Këngetarija Jade, dëshiron të gjejë një të dashur, mirëpo nuk ka kohë për ta bërë këtë që nga bashkëngjitja me grupin e muzikës pop.
Jade Ewen nje nga femrat shume seksi, e cila së fundmi i është bashkëngjitur grupit pas largimit të Keisha Buchanan, dëshiron të ketë një lidhje, por ajo është vazhdimisht e zënë me punën e saj.
“Ende nuk kam të dashur. E dini çka është më e keqja? Në fakt, nuk kam kohë.
Kanë kaluar dy javë që e kam takuar nënën time për herë të fundit. Vazhdimisht njoftoj njerëz, por në fakt nuk kam kohë që t’i njoh në të vërtetë”, ka thënë Jade për gazetën britanike Metro.