Jacuzzi, pasioni i BleonësKëngëtarja seksi e muzikës shqiptare gjithmonë e më shumë eviton nxjerrjen e momenteve të saj intime në media, por ne kemi mundur të zbulojmë një foto të saj duke u larë në një vaskë gjigante.

Madje, “Bluetooth” ka zbuluar se “Jacuzzi” është një nga pasionet e Bleona Qeretit, brenda të cilit ajo pozon mjaft e lirshme para aparatit fotografik.

Nuk e dimë me siguri nëse në krahun tjetër këtë foto kaq intime e ka shkrepur i fejuari i saj, me të cilin bashkëjeton prej kohësh.

Në foto duket më së miri se ajo është në formë të shkëlqyer, ndërsa mbi projektet e saj muzikore nuk ka preferuar të flasë, duke pritur momentin e duhur për t’i kthyer në skenë si gjithmonë, në mënyrë të befasishme./Gazeta Shqiptare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here