Mbrojtja e mjekut Conrad Murray, të akuzuar për vrasjen nga pakujdesia të mbretit të popit Michael Jackson, pohon se problemet e mëdha financiare e detyruan atë të vetëvrasje.

“Mbrojtja vlerëson se Michael Jackson është viktimë e veprimit të dëshpërua”,- ka thënë avokati Ed Chernoff në dokumentin e dorëzuar në gjykatën në Los Angeles, duke kërkuar qasje në financat e tij.

Jackson, siç transmetojnë mediat amerikane, në momentin e vdekjes kishte 500 milionë dollarë borxhe. Michael Jackson ka vdekur më 25 qershor 2009 në moshën 50-vjeçare për shkak të sasisë së madhe të anestezisë në kombinim me ilaçe të tjera.

Murray ka pranuar se Jacksonit ia ka injektuar propofilin, por me kërkesën e tij të veçantë. Mjeku nuk është deklaruar fajtor për akuzat. Ai kërcënohet deri me 4 vjet burg, nëse shpallet fajtor. Gjykimi duhet të nisë më 9 maj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here