Michael Jackson do të paraqitet në versionin e ri të hitit “We Are the World”, njoftoi Lionel Richie, i cili së bashku me mbretin e popit e ka shkruar këtë kompozim.

Richie tha se në video klipin për këngën e shkruar për qëllime humanitare do të shihet Michael Jackson duke kënduar me motrën e tij Janet pjesën e tyre.

Video klipi për herë të parë do të shfaqet gjatë hapjes së Olimpiadës Dimërore në Vancouver.

Në incizimin e kompozimit të këngës “We Are the World – 25 për Haiti”, kanë marrë pjesë 80 artistë, duke përfshirë Pink, Barbara Streisand, Celine Dion, Kanye West dhe Jennifer Hudson.

Të ardhurat nga shitja do të dhurohen për rimëkëmbjen e Haitit, pas tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend para një muaji.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here