Fotot e autopsisë së legjendës së muzikës pop Michael Jackson do t’u tregohen anëtarëve të jurisë në gjyqin ndaj doktorit që akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e tij.

Vendimi është marrë nga gjykatësi i Los Anxhelosit, Michael Pastor, i cili ka mbështetur prokurorët e cështjes, që thanë se fotot do të vërtetojnë se Jackson ka qenë i shëndetshëm para vdekjes.

Legjenda e popit u nda nga jeta në qershor të vitit 2009, për shkak të një mbidoze anestetiku të fuqishëm, të administruar nga mjeku i tij.

Nga ana e tij, doktori Conrad Murray është vetëdeklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të. Ai ka thënë se po e mjekonte këngëtarin për pagjumësinë.

Në një nga fotot që do t’i tregohet jurisë, trupi i pajetë i këngëtarit shfaqet i shtrirë në një tryezë ekzaminimi, i veshur me një këmishë spitali. Ndërsa në një tjetër, ai shfaqet pa rroba dhe me pjesë të trupit të errësuara.

“Megjithëse fotot janë tragjike, ato nuk janë të frikshme ose të gjakosura”, ka deklaruar zëvendësprokurori David Walgren. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here