Jackie Chan me rol interesant në filmin  “The Foreigner”Aktori i njohur, Jackie Chan, është në fazën e fundit të bisedimeve me kompaninë “STX Entertainment” për të siguruar rol në filmin e zhanrit triler “The Foreigner”.

Filmi ka marrë për bazë librin “The Chinaman” nga Stephen Leather.

Në të Chan do të luajë rolin e një pronari të një restoranti në një lagje kineze në Londër.

Pas vdekjes së vajzës së tij, roli i Chanit nuk merr ndihmë nga autoritetet në gjetjen e personave përgjegjës për krimin. Disa vjet më vonë, ai merr ligjin në duar dhe vendosë të shkatërrojë grupin e terroristëve që i vranë të bijën.

Projekti i radhës i 61-vjeçarit është “Kung Fu Panda” që pritet të lansohet në janarin e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here