Jackie Chan është bashkuar me rreth 100 yjet e show biz-it nga Hong Kongu, Kina dhe Taivani në një koncert bamirësie për personat e prekur nga tërmeti i fundit në Kinë.

Koncerti që zgjati plot pesë orë u mbajt në Hong Kong dhe mblodhi më shumë se 4.8 milionë dollarë për banorët e prekur nga tragjedia, që shkaktoi mbi 2200 të vdekur.

Chan, i cili ka vizituar personalisht zonat e prekura javën e kaluar, mori pjesë në një video të prodhuar posacërisht për mbledhjen e fondeve.

Mes yjeve aziatike që merrnin pjesë në koncert ishin edhe Donnie Yen, Leon Lai, Sammi Cheng dhe Barbie Hsu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here