Mc Kresha dhe Rozana Radi kanë finalizuar bashkëpunimin e tyre edhe me videoklipin e realizuar në Prishtinë.

Këngëtarja Rozana Radi dhe reperi Mc Kresha, të cilët tashmë janë edhe partnerë dhe kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, së shpejti pritet te promovojnë videoklipin e radhës të këngës “Jabadabadu”, të cilën e kanë kënduar tek “Kënga Magjike”.

Ky videoklip pritet ta ketë premierën pas kthimit të Rozanës nga një mori koncertesh në Itali, ka thënë këngëtarja në profilin e saj në Facebook, transmeton Editorial.

Fansat kanë paguar 25 euro për të parë një koncert të Mc Kreshës në diskon Duplex në Prishtinë. Duke arritur këtë shifër, Mc Kresha bëhet këngëtari i parë shqiptar i cili ka arritur të shesë në një shifër kaq të lartë biletat e koncertit.

Asnjë nga këngëtarët shqiptar e madje as nga ata të huaj, të cilët kanë dhënë koncerte në Shqipëri, nuk kanë mundur të kapin këto shifra. Së fundmi, sidomos pas publikimit të albumit “Për inat t’njoni tjetrit”, Mc Kresha bashkë me Lyrical Son janë shndërruar në reperët më të preferuar të momentit. Këtë e tregojnë edhe agjendat e koncerteve të tyre, që janë të mbushura me koncerte brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here