Ja si i shkel paratë me këmbë Albërie HadërgjonajKëngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka tërhequr vëmendjen e publikut me baladën e saj në “Kënga Magjike” të titulluar “Me dorën shtrirë”.

E veshur në të zeza, me një look që në rrjetet sociale u komentua si i ngjashëm me artisten me origjinë shqiptare Ana Oxa, Albëria ka arritur të prekë zemrat e të gjithëve.

Vetë Albërie, e cila paralelisht po garon si kërcimtare në spektaklin e VIP-ave “Dance with me” në “Tv Klan”, e ka përligjur kështu pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike” me një temë sociale: “Më dhemb zemra kur shoh fëmijë, që nuk kanë minimalen e kushteve për të jetuar si shumë fëmijë të tjerë. Shpresoj që kënga ime të jetë zëri që ngrihet dhe proteston për ta”.

Dhe natyrisht që kënga është pëlqyer duke qenë një nga më të klikuarat në edicionin e 17-të të këtij festivali. Vargjet e mrekullueshme janë shkruar nga tekstshkruesi i talentuar Olti Curri, i cili ka gjetur fjalët dhe rreshtat më të ndjera për të shprehur dhembjen që mund të ndjejmë kur shohim fëmijë me dorën shtrirë në rrugët e Tiranës, dhe gjithë botës.

Ja si i shkel paratë me këmbë Albërie Hadërgjonaj

Interpretimi i këngës me muzikë të Kledi Bahitit, ka qenë vërtet emocionues nga artistja. Por nëse do i referoheshim një shprehjeje popullore se: “I ngopuri nuk pyet për të urtin”, një bravo shkon për Albërien, e cila edhe pse fiton shumë para nga muzika, ka ndaluar për pak minuta, dhe ka sjellë në vëmendjen e të të gjithëve realitetin e fëmijëve, që sot nuk ngopen dot as me bukë.

Kemi mundur të gjemë këto foto të këngëtares, ku fansat e saj aq shumë kënaqen me intepretimin “live” të Albëries, sa nuk i kursejnë paratë kur
ajo ngjitet në skenë, si në këto foto që shihni.

Sipas burimeve tona, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbetur si traditë që paratë të hidhen në këtë mënyrë në momentin që artistja performon, mjafton që të këndohet shqip.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here