Ja si është dukur në fustan të bardhë Jennifer AnistonAktorja e njohur Jennifer Aniston është martuar javën e kaluar me të fejuarin e saj Justin Theroux në një ceremoni të fshehtë, e cila po ashtu ka mbajtur të fshehtë edhe fustanin e saj të bardhë që ka veshur.

Nuk ka informata të tjera rreth kësaj dasme, por dihet që lista e mysafirëve ishte shumë e vogël dhe se torta ishte e bërë bazuar në shfaqjen legjendare “The Muppet Show”. Por të gjithëve u intereson se çfarë fustani të bardhë ka veshur aktorja.

Në faqen e saj të fansave në Facebook, Jennifer Aniston Fans, është postuar një fotografi në të cilën shihet një femër tërheqëse me fustan të bardhë, transmeton Koha.net.

“Gjithë zemrën time e ke në dorë deri në fund të jetës sime”, shkruan në fund të fotografisë, dhe kjo ishte e mjaftueshme që të kuptohet se përfundimisht ky ishte fustani që ka veshur aktorja në martesën e saj të dytë.

Ja si është dukur në fustan të bardhë Jennifer Aniston

Ndoshta Aniston ka veshur një fustan të tillë, por sigurisht që ajo nuk është në këtë fotografi. Në këtë fotografi shihet një modele e veshur me fustan të bardhë për reklamë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here