Ja si duket sot Bilbili i KosovësArtistja e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha e njohur si Bilbili i Kosovës, do të mbetet gjithmonë Mbretëresha e Këngës Shqip.

Ajo mori shumë çmime, si “Këngëtare e Shekullit” në Kosovë dhe jo vetëm. Ajo gjithashtu ka edhe çmimin “Nderi i Kombit”

Ajo për Teleskopi.net tha se është dekoruar me urdhrin “Nderi i Kombit” qysh në vitin 2012, me të cilin e dekoroi presidenti shqiptar Bujar Nishani.

Këngëtarja, Nexhmije Pagarusha ka rreth 150 këngë që ka interpretuar, ndërsa mbetet e paharruar kënga e saj “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi dhe me tekst të Rifat Kukajt.

Nexhmije Pagarusha ka ndjekur shkollën e muzikës në Beograd dhe ka filluar karrierën si këngëtare në Radio Prishtina në vitin 1948.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here